Gjykata e Strasburgut ka dhënë sot vendimin e parë për shkarkimet nga procesi i Vetting-ut në Shqipëri. Rasti i parë i cili ka marrë zgjidhje është ankimimi i bërë nga ish-anëtarja e Gjykatës Kushtetuese, Altina Xhoxhaj.
Strasburgu ka rrëzuar pretendimet e ish-gjyqtares pasi thotë që nuk ka asnjë shkelje të të drejtave të njeriut. Po ashtu në vendim thuhet se procedurat për shkarkim ishin të rregullta dhe shkarkimi i Xhoxhaj ishte propocional.
Strasburgu në vendim deklaron se në vendimin kundër Xhoxhajt nuk ka shkelje të nenit 6 .1 të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut për sa i përket pretendimit për mungesë të pavarësisë dhe paanshmërisë të organeve të Vetting-ut.
Altina Xhoxhaj, ka qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese dhe është larguar nga detyra në 3 maj 2018.