Aktualitet Beqja i kërkoi Ramës të mos shkonte sportiv në darkën e iftarit,...

Beqja i kërkoi Ramës të mos shkonte sportiv në darkën e iftarit, si iu përgjigj kryeministri

Kryeministri Edi Rama i nisi takimet e tij elektorale këtë të hënë me qytetarët e Klosit.

Më pas shkoi dhe drekoi në familjen Bërshi, Klos. Më pas Rama me stafin e tij kanë udhëtuar për të takuar  minatorët e Bulqizë dhe gratë dhe vajzat e Peshkopisë.

Por në këtë muaj Ramazani iftari Ramën e ka zënë në Dibër, dhe ai është ndalur duke darkuar me besimtarët myslimanë në këtë qark.

Gjatë fjalës së tij ai ka treguar se çfarë i ka thënë Ilir Beqaj para se të shkoni ne iftar.

Para se të vija këtu Ilir Beqaj më kërkoi që të ndërrohesha. Janë dritëshkurtrit ata që merren me veshjen time” tha Rama.

Po sot, Rama foli nga Klosi edhe për komentet që bëri opozita për veshjen e tij gjatë Samitit të NATO-s.

Merren me veshjen time. Gjithë jetën duke u marrë se si vishet tjetri. Këtë punë kanë bërë”, theksoi ai.