Aktualitet Dërgonin njerëz në SHBA, Kanada dhe Angli me viza false, dënohen anëtarët...

Dërgonin njerëz në SHBA, Kanada dhe Angli me viza false, dënohen anëtarët e grupit të trafikantëve

Gjykata e Posaçme Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka dënuar me dhjetëra vite burg në total anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal që trafikonin përmes falsifikimit të dokumenteve njerëz drejt Shteteve të Bashkuara, Kanadasë dhe Anglisë.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe persona të tjerë, ata kryenin falsifikime të dokumenteve zyrtare, si letërnjoftime, pasaporta dhe viza, duke pajisur persona të ndryshëm me dokumente të falsifikuara, kundrejt përfitimit monetar dhe material, me qëllim trafikimin e tyre nëpërmjet linjave ajrore dhe linjave të tjera të udhëtimit, për në shtete të ndryshme, kryesisht, SHBA, Kanada dhe Mbretëria e Bashkuar.

Të dënuarit

Kostaq Konstadin Gjoka, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, 5 vjet e 8 muaj burgim, pas zbatimit të gjykimit të shkurtuar.

Astrit Eqerem Ziguri, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, 5 vjet e 4 muaj burgim, pas zbatimit të gjykimit të shkurtuar.

Dashamir Adem Seferi, për kryerjen e veprës penale; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, 4 vjet burg, pas zbatimit të gjykimit të shkurtuar.

Dashnor Haki Tafani, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, 4 vjet burgim, pas zbatimit të gjykimit të shkurtuar.

Aleksia (alias Mimoza/Roksana) Kamaj, për kryerjen e veprës penale; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, 4 vite burgim, pas zbatimit të gjykimit të shkurtuar.

Leonard Petro Markaj, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, 5 vjet e 4 muaj burgim, pas zbatimit të gjykimit të shkurtuar.

Rezart Spartak Hoxha, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, 5 vjet e 4 muaj burgim, pas zbatimit të gjykimit të shkurtuar.

Ilia Nikolla Margo, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, 3 vjet e 4 muaj burgim, pas zbatimit të gjykimit të shkurtuar.

Glej Mihal Shehu, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, dhe 3 vjet e 4 muaj burgim, pas zbatimit të gjykimit të shkurtuar.

Ermal Fadil Mema, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, 3 vjet e 4 muaj burgim, pas zbatimit të gjykimit të shkurtuar.

Çajup Zhuli Tefa, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, 3 vjet e 4 muaj burgim, pas zbatimit të gjykimit të shkurtuar.

Afrim Emin Emini, për kryerjen e veprës penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, 3 vjet e 4 muaj burgim, pas zbatimit të gjykimit të shkurtuar.

Gjergji Barjam Mëzuraj (alias Jorgo Karavoqiri), për kryerjen e veprës penale; “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim, 3 vjet e 4 muaj burgim, pas zbatimit të gjykimit të shkurtuar.

Gjykata gjithashtu pushoi çështjen ndaj të pandehurit Vejsel Hasan Gjolleshi, që lidhet me akuzat “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal dhe, “Grupi i strukturuar kriminal”, pasi personi në fjalë nuk mund të dënohet, por u urdhërua dërgimi dhe ruajtja e tij në një institucion të posaçëm mjekësor për të sëmurët mendorë.