E dashura modele e futbollistit të Bayern Munchen Jerome Boateng, është gjetur e vdekur një javë pasi çifti u nda.
Policia gjeti trupin e 25-vjeçares, Kasia Lenhardt, në banesën e saj në Berlin. Autoritetet pohuan se nuk po e trajtojnë vdekjen e saj si të dyshimtë, por si vetëvrasje të mundshme.
Javën e kaluar, Boateng njoftoi se ai dhe Kasia ishin ndarë pas 15 muajsh lidhje, duke mos dhënë detaje të tjera mbi vendimin.
25-vjeçarja la pas një djalë, të quajtur Noe, nga një lidhje e mëparshme e cila përfundoi tre vjet më parë.