Ivan Gazidis, CEO i Milanit, ka sjellë një mentalitet të ri në Milano, jo gjithmonë i kuptuar nga të gjithë, por që po jep rezultate në kohë më të shkurtër se sa pritej.
Shefi ekzekutiv nga Afrika e Jugut po i jep klubit kuqezi besueshmëri të re dhe një vizion të marketingut ndërkombëtar.
Ish-CEO i Arsenal e ka mbështetur strukturën e ekipit rreth një “telajo” të re të mbështetur nga pesha e trajnerit Pioli dhe përvoja e Zlatan Ibrahimovic, i vetmi veteran i vërtetë i skuadrës kuqezi.
Njohuritë e tij menaxheriale u mbështetën mirë nga përvoja në terren e Paolo Maldini. Ky kombinim edhe një herë i ka bërë tifozët e Milanit të ëndërrojnë.
Në një intervistë për Sky Sport, Gazidis foli mbi momentin e Milanit, qytetin dhe projektin kuqezi.
“Ndihem si një milanez i vërtetë, ndihem vërtet mirë këtu. Jam këtu në Milano sepse kam një ëndërr, ta rikthej këtë klub prestigjioz në majë. Unë dua një Milan modern dhe progresiv, por ky është vetëm fillimi i udhëtimit. Ne kemi një plan të saktë menaxhimi, nga i cili Zlatan Ibrahimovic është përjashtimi i vetëm.
Udhëzuesi i mençur dhe inteligjent, pra Pioli, është ideal në këtë moment. Skuadra dhe tifozët janë të bashkuar për qëllimin, domethënë ta rikthejnë klubin në majë, aty ku meriton të jetë”.
Të gjithë tifozët shpresojnë që fjalët e menaxherit janë një ogur i mirë dhe se klubi mund të kthehet në majë.