Gjermania ka zgjatur kufizimet për të frenuar përhapjen e koronavirusit deri në 7 Mars. Vendimi u mor gjatë takimit që Kancelarja Angela Merkel pati të mërkurën me udhëheqësit e 16 shteteve federale.
Megjithatë shkollat, sallonet e bukurisë dhe një pjesë e aktiviteteve ekonomike mund të hapen më 1 mars, datë në të cilën Gjermania synon të ulë nivelin e përhapjes së infeksionit nën 50 persona për 100 mijë banorë.
Merkel foli për një valë e tretë të koronavirusit, ndërsa u bëri thirrje qytetarëve gjerman që të bashkëpunojnë me autoritetet shëndetësore për të luftuar pandeminë.