Është zbardhur skema e korrupsionit që çoi në pranga gjykatësen e Gjykatës së Krujës, Enkeleida Hoxha, avokatin Aldo Tabaku, sekretaren Emanuela Mallkuçi dhe disa persona të tjerë.
Sipas Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion që drejtoi hetimin, kemi të bëjmë me një skemë të mirëfilltë kriminale, sipas së cilës të dënuarit në burgun e Fushë-Krujës përfitonin ulje dënimi duke dhënë sasi parash nga 6-12 mijë euro.
Të dënuarit kujdeseshin që të merrnin si mbrojtës avokatin Tabaku, i cili kishte lidhje me gjyqtaren Hoxha. Kjo e fundit mundësonte uljen e dënimit kundër shumave të parave.
Në këtë skemë ishte e përfshirë dhe sekretarja Mallkuçi, e cila në një rast pasi kishte marrë një përfitim të parregullt kishte kaluar për shqyrtim te gjykatësja kërkesën e një të dënuari për ulje dënimi.