Mjeku Pëllumb Pipero ka reaguar pas lajmeve se ai kishte shkuar për t’u kuruar në Itali nga Covid.
Përmes një postimi në facebook Pipero thotë se aktualisht ndodhet në Shqipëri, e pikërisht në zonën e Ramzës në Shkodër.
“Përkundrejt lajmit për klinika jashtë vendit kam zgjedhur ajrin e pastër të Razmës për 3-4 ditë, dhe të Hënën shpresoj të jem në krah të kolegëve të mi të pa lodhur në spitalin e sëmundjeve infektive!”, shprehet Pipero në rrjetet sociale.
Reagimi i plotë:
Të dashur miq! Pas ditësh pritje, mjekimi në kushte shtëpie, kujdesi kolegësh, dhe interesimi e mbështetje pa fund nga miq, shokë, studente, qytetarë, politikane, shtetarë, dhe me dashuriene dhe kujdesin e veçantë të fëmijëve, bashkeshortes, e vecanerisht Miles, Klodit dhe Eneas, jam i “çliruar” nga kthetrat e virusit, jam covid frë, por ende me nevojën edhe për pak ditë pushim e rikuperim, ndaj përkundrejt lajmit për klinika jashtë vendit kam zgjedhur ajrin e pastër të Razmës për 3-4 ditë, dhe të Hënën shpresoj të jem në krah të kolegëve të mi të pa lodhur ne spitalin e semundjeve infektive!
Mirënjohje pa fund për të gjithë ju që mu gjendet pranë ndoshta në një nga betejat më të vështira të jetës time.
Do kemi kohë të flasim më gjatë, t’ju përgjigjemi shumë pyetjeve që lidhen me rastet e reinfektimeve, por sidomos të infektimit tim pas marrjes së dozës së pare te vaksines, qe natyrisht nuk eshte rasti i vetem, raportohen e jane ne studim mjaft raste te tilla ne bote. Une jam nje prej atyre qe u infektova, ndryshe e pësova! Por sigursisht falë dozës së parë të vaksinës, studimet e provojnë, e kalova më lehtë sëmundjen.
Ndaj ju këshilloj të gjithëve, të infektuar e shëruar, të vaksinuar apo në proces vaksinimi, duhet ende shumë kujdes, KUJDES, KUJDES, KUJDES, maska, distanca fizike dhe higjena jane dhe do te jene te domosdoshme deri ne fund te kesaj pandemie!
Ende nuk ka siguri, ndaj ende duhet KUJDES! Ju kam ne zemer! Mirenjohje pa fund! Pellumb Pipero