Beteja ligjore e këngëtares Britney Spears kundër babait të saj bën një hap të vogël përpara. Ylli i muzikës pop ka fituar gjyqin e gjatë dhe të vështirë kundrejt babait, Jamie Spears pasi ky i fundit prej vitesh menaxhon tërësisht pasurinë e saj, pronat dhe karrierën.
Jamie Spears do të vazhdojë të ketë një fjalë në financat e vajzës së saj dhe vendimet personale, por tani e tutje ajo do të duhet të bëhet partner me Bessemer Trust, një firmë e shërbimeve financiare.
Në një seancë gjyqësore prokurorja mohoi kundërshtimet e babait të saj, Jamie Spears për krijimin e “Bessemer Trust Co” si një bashkë-aksioner mbi pasurinë e saj. Ai ka kontrolluar të gjitha pronat dhe jetën e 39-vjeçares që prej vitit 2008 me pretendimin se Britney nuk ishte në gjendjen e duhur mendore për ta bërë.
“Nuk është sekret që klientja ime nuk dëshiron babanë e saj si bashkë-aksioner, por ne e pranojmë që largimi është një çështje e veçantë”, tha avokati. Bessemer dhe Jamie pritet të takohen për të dalë me një buxhet dhe plan investimi për pasurinë e Britney-t përpara një seance tjetër të planifikuar për 17 mars.
Ky lajm vjen vetëm pak ditë pas publikimit të dokumentarit që bëri bujë “Framing Britney”, një realizim i New York Times që hodhi dritë mbi çështjet e kaluara të shëndetit të saj, mendor e fizik si dhe luftën për të rifituar autonominë në karrierën e saj.