Nga Aurenc Bebja*, Francë
Në faqen n°254 të librit “Gjon Mili: photographs & recollections”, botuar në vitin 1980 nga New York Graphic Society (Boston), gjejmë shkrimin (mendimin) e fotografit të famshëm francez Henri Cartier-Bresson për fotografin shqiptar me famë botërore Gjon Milin, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar:
“Meqenëse jam fotograf, do ta përdorja aparatin tim për të fotografuar Milin; dhe në mbishkrimin (epitafin) tim do të shkruhej se sa mirënjohës i jam atij për gjykimin e tij të mprehtë dhe krijues.
Kur bëjmë shaka, siç bëjmë shpesh, ai më quan “një amator i thjeshtë”, ndërsa unë i referohem atij, “se jam një profesionist i vërtetë”.
E vlerësoj përkushtimin e tij për profesionin në të cilin ai hyri si në urdhrat e shenjtë, gati një mijë vjet më parë; sepse mësojmë aq shumë nga kjo aftësi teknike për të cilën Mili është mjeshtër.”
*Burimi: Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania