Prej disa orësh në aksin rrugor Lezhë-Milot qindra automjete kanë mbetur të bllokuara.
Radha e automjeteve është bërë kilometrike, ndërsa qytetarët që kanë ngecur në trafik ankohen që asnjë prej autoritete nuk ndodhet në terren për t’i dhënë zgjidhje situatës.
Autobusë të transportit publik, mjete familjare me gra e fëmijë, po qëndrojnë në rrugë prej disa orësh, nuk shihet asnjë ndërhyrje e autoriteteve.