Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, ka vizituar zyrat e Vetëvendosjes, e cila doli e para në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 14 shkurtit.
Kosnett ka takuar paraditen e sotme liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili është edhe kandidat për kryeministër. Takimi mes Kosnett dhe Kurtit u mbajt pa praninë e mediave. Madje edhe pas përfundimit Kosnett nuk ka dhënë deklarata për median.
Një ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve Kosentt uroi qytetarët e Kosovës për daljen në votime, duke thënë se treguan përkushtim ndaj demokracisë dhe një vizion për të ardhmen.
Po ashtu, Konsett ka theksuar se Amerika qëndron në krah të Kosovës duke shpresuar në bashkëpunimin me qeverinë e re.
Lëvizja Vetëvendosje, që pas numërimit të votave të rregullta ka 47.85 për qind të votave.