Kryeministri Edi Rama ka qenë në Farkë këtë të mërkurë ku ka inspektuar shtëpitë e rindërtuara nga tërmeti. Gjatë vizitës kreu i qeverisë nuk ka lënë pas batutat me qytetarët.
I tillë ishte edhe me një student, i cili tha se edhe pse kanë qenë familjarisht gjithmonë të djathtë, qeveria socialiste i ka bërë nder duke i rindërtuar shtëpinë. Studenti i Universitetit të Arteve zbuloi para kryeministrit që është skulptor.
“Jam skulptor një nivel më i lartë se ty”, tha studenti dhe ky koment shkaktoi të qeshura mes të pranishmëve. I menjëhershëm ishte reagimi i kreut të qeverisë, i cili u shpreh se lezet ka të jesh skulptor i majtë.
Studenti: Ne kemi qenë gjithmonë krah politik i djathtë, ti na ke bërë nder kështu që…
Edi Rama: Po ç’deshe djathtas ti pash nderin, ku e di ti ça është djathta dhe e majta. Ti djathta dhe e majta di vetëm këmbën e futbollit?
Qytetari: Ka qenë edhe kolegj se është në universitet të arteve.
Studenti: Unë jam skulptor një nivel më i lartë se ty.
Edi Rama: Po mirë të paktën skulptor i majtë ka lezet, skulptor i djathtë…