Pa u mbushur ende një muaj që Donald Trump nuk është më President i Shteteve të Bashkuara, një grup punëtorësh është paraqitur në rezidencën e tij në Florida për të shkatërruar pistën e helikopterëve.
“Mar a Lago” ndodhet në Palm Beach, një zonë ku nuk lejohet të ulen helikopterë, por me një leje të posaçme helikopteri presidencial mbërrinte aty sa herë që Trump largohej nga Uashingtoni. Tani që ai nuk është më president, kjo leje është revokuar, dhe puna për prishjen e pistës ka nisur. I gjithë procesi do të kushtojë rreth 15 mijë dollarë.
Në Palm Beach nuk lejohet të ulen helikopterë dhe autoritetet lokale e kishin bërë të qartë që përjashtimi u bë vetëm për helikopterin presidencial, vetëm për periudhën që Trump do të qëndronte në detyrë.