Vaksina e BioNTech/Pfizer kundër Covid-19 nuk ka më nevojë të ruhet në temperatura ektremisht të ulëta, sipas të dhënave të reja që do ta bëjnë shpërndarjen e dozave shumë më të lehtë dhe vaksinën shumë më konkuruese.
Të dhënat, të cilat kompanitë ia kanë dorëzuar rregullatorit amerikan, tregojnë se doza mund të mbahet në temperatura normale të ngrirjes mjekësore nga minus 15C në minus 25C për deri në dy javë.
Ugur Sahin, shefi ekzekutiv i BioNTech, tha se aftësia për të ruajtur vaksinën në temperatura më të larta do t’i jepte qendrave të vaksinimit “fleksibilitet më të madh”, duke shtuar se kompania po vijon zhvillimin e formulave të reja për ta bërë vaksinën “edhe më të lehtë për t’u transportuar dhe përdorur”.
Vaksina e përparimit e BioNTech / Pfizer ishte e para që fitoi miratimin emergjent në Mbretërinë e Bashkuar, SHBA dhe BE vitin e kaluar, por nevoja për të ruajtur dhe transportuar nën minus 60C ka vështirësuar shpërndarjen e saj, veçanërisht në zonat e largëta.
Edhe vaksina e Modernas, tashmë mund të mbahet në temperatura normale frigoriferike midis 2C dhe 8C për 30 ditë.