Kush mund ta mendojë sot se Andy Sachs do të luhej nga një aktore tjetër në vend të Anne Hathaway? Megjithatë sado e çuditshme të duket, në fakt Anne nuk ishte as zgjedhja e parë, as e dyta, madje as zgjedhja e tretë për rolin e famshëm përballë Miranda Priestly (Meryl Streep). Ishte zgjedhja e nëntë!
E pranishme në RuPaul’s Drag Race – një spektakël i drejtuar nga RuPaul që synon të zbulojë drug queen më tërheqëse në botë – Hathaway u pyet nëse kishte pasur ndonjë rol në karrierën e saj, për të cilin ishte dashur të luftonte “dhëmbë për dhëmbë”.
“Ok, po të them diçka. Unë isha zgjedhja e nëntë për ‘Devil Wears Prada’. Por ia dola. Qëndro, mos u dorëzo kurrë”, tha ajo.
Nuk është hera e parë që aktorja flet për vështirësitë e marrjes së rolit. “Duhet të isha e durueshme. Nuk isha zgjedhja e parë”, tha ajo për Variety në vitin 2016.
Zgjedhja e parë ishte Rachel McAdams për shkak të suksesit të “The Notebook” dhe “Mean Girls”, por ajo e refuzoi rolin vazhdimisht.
“Nuk mund të bëj filma thjesht për të bërë filma. Dua të jem e apasionuar pas kësaj”, u shpreh McAdams për Elle në vitin 2007.