Bota SHBA mbyll kufirin tokësor me Kanadanë dhe Meksikën

SHBA mbyll kufirin tokësor me Kanadanë dhe Meksikën

Kufiri tokësor i Shteteve të Bashkuara me Kanadanë dhe Meksikën do të qëndrojë mbyllur, të paktën deri më 21 mars.

Njoftimi ka ardhur nga vetë qeveria amerikane duke e arsyetuar vendimin si një masë për luftimin e përhapjes së Covid-19.

Kështu, kufijtë tokësorë qëndrojnë mbyllur edhe për 30 ditë të tjera për udhëtimet jo të domosdoshme, ndërsa Shtëpia e Bardhë diskuton lidhur me ashpërsimin e mundshëm të kërkesave për lejimin e hyrjes në SHBA.

Kanadaja nuk dëshiron të heqë kufizimet e saj në kalimet kufitare dhe aktualisht ka bërë të detyrueshëm testin për Covid-19. Të njëjtën masë e zbaton edhe SHBA, por vetëm për udhëtarët që përdorin linjat ajrore.