Eksperti amerikan i sëmundjeve infektive Dr. Anthony Fauci e quajti shpërndarjen e vaksinave në Izrael “një shembull për pjesën tjetër të botës”.
“Unë e konsideroj Izraelin si një shembull të asaj që mund të ndodhë kur ju vaksinoni në mënyrë efektive një pjesë të konsiderueshme të njerëzve”, tha drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisë dhe Sëmundjeve Infektive në Shtetet e Bashkuara në një intervistë me Times of Israel.
Në Izrael, pothuajse 4.2 milion qytetarë morën dozën e parë të vaksinës dhe 2.8 milion morën të dyja.
Fauci tha se shteti i Izraelit ka një avantazh ndaj Shteteve të Bashkuara sepse është shumë më i vogël dhe i organizuar mirë, ndërsa në vendin e tij shpërndarja e vaksinës ndryshon nga shteti në shtet.
Kërcënimi mbetet ende
Hapat e fundit të ndërmarra nga administrata e Presidentit të SHBA Joe Biden për krijimin e qendrave të vaksinimit me shpërndarjen e vaksinave në barnatore kanë ndihmuar që imunizimi të rikthehet në rregull.
I pyetur për të komentuar mbi një deklaratë të fundit nga kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu se vendi do të “përfundonte COVID-19” nëse 570,000 izraelitët e mbetur mbi 50 vjeç marrin vaksinën, Fauci tha se ai duhet të jetë i kujdesshëm.
“Unë mendoj se do të jetë një avantazh i madh, ju do të jeni në gjendje të mirë që nga ajo kohë e tutje, por nëse e gjithë bota në thelb nuk ka qasje në imunizim dhe nuk vaksinohet, gjithmonë do të ekzistojë një kërcënim”, tha ai.
Ai vlerësoi se vaksinat deri më tani kanë qenë efektive kundër shtameve që kanë mbërritur në Izrael, por që shtame shtesë të mutuara “mund të dobësojnë mbrojtjen e vendosur”.
Fauci nuk pranoi të komentojë nëse Izraeli duhet të ndihmojë fqinjët palestinezë, të cilët nuk kanë qenë në gjendje të vaksinohen me të njëjtën ritëm, duke thënë se kjo është një çështje politike.
Ai gjithashtu ra dakord që, kur izraelitët të vaksinohen mjaftueshëm, qeveria mund të lehtësojë kufizimet në tubime, ndër të tjera, sepse beson se mbyllja është më efikase dhe më e shpejtë, por duhet të mbetet e përkohshme.
Një çmim prej një milion dollarësh
Izraeli tani gradualisht po del nga kufizimet e treta në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë dhe është lider botëror në numrin e ditëve të bllokuara, gjithsej 139.
I pyetur se çfarë planifikon të bëjë me çmimin prestigjioz 1 milion dollarësh izraelit Dan David, të cilin ai kohët e fundit mori për hulumtimin e HIV-it dhe trajtimin e AIDS-it dhe avokimin për vaksinimin kundër COVID-19, ai tha se synon të japë 100,000 dollarë për një program bursash, por nuk kishte kohë të mendonte shumë për të. “Jam pak i zënë”, u përgjigj Fauci.