Bota Gjermania përjeton sërish rritje rastesh, frikë për një valë e tretë para...

Gjermania përjeton sërish rritje rastesh, frikë për një valë e tretë para lehtësimeve

Në Gjermani po rritet frika nga një valë e tretë e infeksioneve, ndërsa numri i rasteve po rritet përpara një lehtësimi të planifikuar të disa masave për të parandaluar përhapjen e virusit.

Instituti ”Robert Koch” për kontrollin e sëmundjes raportoi sot 7 676 raste të reja gjatë së shtunës.

Kjo shifër është 1 562 raste më e lartë se një javë më parë.

Shkalla e incidencës shtatë ditore, që mat numrin e rasteve për 100 000 njerëz gjatë asaj periudhe, është rritur në 60,2 në të gjithë vendin, nga 57,7 një ditë më parë.

Të dhënat janë veçanërisht shqetësuese pasi 10 nga 16 landet e Gjermanisë planifikonin që nesër të hapnin shkollat.

Politikanët po konsiderojnë gjithnjë e më shumë t’i bëjnë mësuesit një përparësi më të lartë për vaksinat kundër Covid-19 duke pasur parasysh numrin në rritje të rasteve dhe një vendim mund të merret në fillim të kësaj jave.

Ekspertët ia atribuojnë këtë rritje formave të reja dhe më të transmetueshme të koronavirusit.