“LuLa” është top. Në “San Siro” derbi foli për zikaltrit, një akt i rëndësishëm forcë për Interin që fluturoi në +4 pikë karshi Milanit, në atë që është njëlloj skice e arratisjes për “Scudetto”. Lukaku dhe Lautaro, Lautaro dhe Lukaku: renditja mund të ndryshojë, por shumatorja është gjithmonë e njëjtë. Në këtë rast është 30, si golat e shënuar në kampionat nga të dy (17 nga belgu, 13 nga argjentinasi). Askush nuk i konkuron në Itali, aq sa “tandem” i dytë më pjellor (Muriel + Zapata) është në kuotën e 23 golave, shkëputur nga shtatë hapa largësi.
Çiftet më “pjellorë” në Itali:
Lukaku (17) + Lautaro (13) = 30 gola
Muriel (14) + Zapata (9) = 23 gola
Ronaldo (16) + Chiesa (5) = 21 gola
Po në Europë? Atje, historia është paksa e ndryshme: “LuLa” gjithmonë në krye në Itali, zënë vendin e dytë të podiumit në kontinent; pas Lewandowski dhe Müller, në gjendje të shënojnë 36 herë. Këtu, megjithatë, kredia shkon në masën 72% te polaku, që ka realizuar 26 gola, krahasuar me 10 gola të gjermanit.
Çiftet më “pjellorë” në Europë:
Lewandowski (26) + Müller (10) = 36 gola
Lukaku (17) + Lautaro (13) = 30 gola
Mbappé (16) + Kean (10) = 26 gola
Duke marrë parasysh vetëm historinë e Interit, Lukaku dhe Lautaro i nënshtrohen një dueti tjetër të ëmbël: Angelillo dhe Firmani janë të paarritshëm, me 41 gola pas 23 ndeshjeve në sezonin 1958-1959, por ky ishte një tjetër futboll, aspak i krahasueshëm me hollësitë aktuale taktike.
Nga ana tjetër, ky futboll ka vulën e qartë të “LuLa”, mbi të cilin Interi po ndërton themelet e tij: tani për tani, ai është i kufizuar vetëm në Itali, duke pritur të kthehet për ta ngritur zërin e fortë edhe jashtë kufijve italianë.