15 qytetarë nuk e fituan dot betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në vendin tonë.
“Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 15 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 7 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Vlorë, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetarë nga Fier, 1 qytetar nga Korçë, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Mati, të moshave 63-87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.”
Numri i të infektuarve mbetet i lartë. Në 24 orë janë kryer 3998 testime dhe pozitivë kanë rezultuar 1021 qytetarë.
“Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 571 raste në Tiranë, 38 raste në Vlorë, 37 raste në Durrës, Sarandë, 35 raste në Elbasan, 33 raste Shkodër, Librazhd, 21 raste në Lushnje, 18 raste në Krujë, Fier, 17 raste në Kavajë, 14 raste në Berat, Kuçovë, 12 raste në Lezhë, 11 raste në Tepelenë, 10 raste në Kamëz, 8 raste në Korçë, Mirditë, Mallakastër, Gjirokastër,7 raste në Kolonjë, 5 raste në Kukës, Has, Peqin, Gramsh, 3 raste në Devoll, Tropojë, Përmet, Dibër, Shijak, 2 raste në Rrogozhinë, Pogradec, Vau i Dejës, Divjakë, Selenicë, Malësi e Madhe, Bulqizë, Skrapar, 1 rast në Cërrik, Kurbin, Pukë, Mat, Delvinë, Ura Vajgurore, Prrenjas, Patos, Këlcyrë”.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 1085 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 65,403 që nga fillimi i epidemisë.
Ndërkohë, këtë të martë është hapur edhe pavioni i dedikuar Covid në Spitalin Rajonal të Elbasanit, duke u zgjeruar me 3 spitale rajonale trajtimi i pacientëve me Covid-19, përpos 4 spitaleve Covid në Tiranë. Aktualisht në spitalet Covid po trajtohen 648 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.
Gjatë ditës së sotme janë kryer 1242 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 7970 vaksinime anti-Covid.