Alk Shehu, mjek shqiptar që jeton dhe punon në Hamburg të Gjermanisë thotë se në Shqipëri ka diçka që çalon me situatën e pandemisë por edhe të vaksinimit. Ai thotë se është paradoksale që Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk merr masa shtrënguese kur shifrat tregojnë se ka përhapje të infektimit tek të rinjtë.
“Më bën çudi dhe nuk arrij ta kuptoj që kur moshat e reja janë problematike dhe po shtohet të infektuarit dhe nga krahu tjetër janë të hapura pa as njëlloj kufizimi lokale, baret, restorantet, kinematë, palestrat, pra të tëra vendet e grumbullimit në masë të të rinjve dhe nga ana tjetër mbyllen universitetet dhe shkollat. Dua të jap shembullin e Gjermanisë, ku çdo aktivitet jo primar e ka të bllokuar por ama universitet dhe shkollat janë të hapura. Për mendimin tim atje çalon diçka”, u shpreh kardiologu shqiptar.
- Shehu shprehur kritika edhe për procesin e vaksinimit gjë e cila mos besim tek qytetarët pasi mbi 46% e të pyeturve në sondazhin e Euronews Albania dhe MRB thonë se nuk kanë besim.
Sipas mjekut kjo është e kuptueshme po të mbahet parasysh procesi se si Shqipëria ka siguruar dozat e para të vaksinave kundër COVID-19.
“Sipas statistikave përqindja e popullatës shqiptare që ka refuzuar vaksinat e deritanishme është shumë e vogël. Refuzimi vjen nga pasiguria dhe mjegullnaja e ardhjes së dozave të para të vaksinës në Shqipëri, ku sipas dokumenteve zyrtare thuhet se kanë ardhur dorazi dhe nuk dihet vendi i origjinës. Edhe unë që tani kam marr të dy dozat nuk do ta kisha marrë vaksinën”, tha mjeku.
Si për ta ilustruar konkretisht kaosin që po shoqëron procesin e vaksinimit në Shqipëri, Alk Shehu solli dhe rastin e një të afërmi të tij.
“Një i afërmi im, mosha mbi 90 vjeç është marrë në telefon rreth orë 15:00 dhe i është thënë që në harkun e një orë, një orë e 30 minuta të paraqitet në klinikën e lagjes për të bërë vaksinën. Edhe një i ri nuk mund të bëhet gati për këtë hark kohor, jo më një i moshuar. Mua katër ditë para vaksinimit më paraqiten dokumentacionin çfarë lloj vaksine ishte, kompania e që ka prodhuar dhe studimin përkatës dhe më thanë nëse ke pyetje mund t’i drejtosh”, bëri me dije mjeku.
Burimi: Euronews Albania