Në Itali po rritet shqetësimi për përhapjen gjithnjë e më të shpejtë të varianteve të koronavirusit. Sipas Institutit të Lartë të Shëndetit, 54% e infeksioneve Covid-19 në Itali është për shkak të mutacionit anglez, 4.3% për atë brazilian dhe 0.4% për atë të Afrikës së Jugut.
Varianti nigerian, i identifikuar në Breshia, gjithashtu u izolua për herë të parë. Ankona, Bolonja, Modena dhe disa provinca të saj do të jenë në zonën e kuqe.
Sondazhi mbi përhapjen e varianteve nxjerr në pah një fakt të parashikuar dhe shumë shqetësues: mutacioni anglez po bëhet mbizotërues në vend dhe duke marrë parasysh transmetueshmërinë e tij më të madhe është e nevojshme të forcohen masat.
Bolonja dhe disa provinca të saj do të jenë në zonën e kuqe deri më 21 mars. Kjo u njoftua nga kryebashkiaku Virginio Merola, pas vendimit unanim të kryetarëve të bashkive. Çerdhet dhe kopshtet janë gjithashtu të mbyllura, si dhe aktivitete tregtare jo thelbësore.
Në nivelin kombëtar, pragu kritik fillon nga 250 raste për 100 mijë banorë, një prag që është tejkaluar në të gjitha komunat. Ankona ka vendosur masa të ashpra deri në datën 24 Mars. Presidenti i Rajonit Marche, Francesco Acquaroli, nënshkroi urdhëresën pas një takimi me administratat lokale.
Nga kinematë, parukeritë, restorantet në shkolla, kryeministri Mario Draghi ka vendosur masa të reja në të gjithë vendin. Ato hyjnë në fuqi në 6 Mars dhe do të zgjasin deri në 6 Prill duke përfshirë edhe festën e Pashkëve që është në 4 Prill. Vendpushimet e skive, palestrat dhe pishinat qëndrojnë të mbyllura. Ata që jetojnë në zonën e kuqe nuk mund të shkojnë në shtëpitë e miqve dhe të afërmve.