Presidenti i Brazilit, Jair Bolsonaro, u tha qytetarëve që të mos ankohen më për Covid-19, ndërsa kritikoi kufizimet e vendosura për të luftuar pandeminë.
“Edhe për sa kohë do të qëndroni në shtëpi? Askush nuk mund të durojë më. Na vjen keq për vdekjet, por na duhet një zgjidhje”, u shpreh ai.
Komentet vijnë të njëjtën ditë kur Brazili shënoi një rritje rekord të bilancit të viktimave në 24 orë. Ky shtet po përballet me fazën më të keqe të pandemisë, duke futur sistemin shëndetësor në krizë të rëndë, si rezultat edhe i variantit të ri që përhapet më shpejt.
Në kundërpërgjigje, autoritetet lokale në shumë zona kanë vendosur në fuqi kufizime të ndryshme. Brazili ka bilancin e dytë më të rëndë në botë dhe numëron mbi 260 mijë jetë të humbura nga koronavirusi.