Kryesore Pse nuk u kandidua Bushati? Rama: Të punonte tokën, si shokët e...

Pse nuk u kandidua Bushati? Rama: Të punonte tokën, si shokët e tij

“Pa Paulin Sterkajn, nuk do të kishte marrë as dy deputetë në Shkodër”

Kryeministri Edi Rama shpjegoi edhe pse nuk u përfshi në listat e kandidatëve për deputet të PS-së, ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati.

Duke e vlerësuar për punën e tij si ministër, Rama tha: “Sandër Lleshi ka qenë edhe më mirë në pjesën e tij, por nuk është në listë. Nuk do të thotë gjë… Sandër Lleshaj nuk është në listë sepse nuk ka pasur as kohën, e as mundësinë që të bëjë më shumë se sa detyrën e vet si ministër. Si ministër, ai ka ardhur si qytetar që ka besuar te vizioni, programi dhe qëllimet e mia. Ditmir Bushati ka qenë ministër sepse e ka bërë PS-ja ministër, dhe detyrat e ministrat e PS janë shumë më tepër se sa të jesh ministër i mirë”.

“Shokët e Ditmir Bushatit sot janë te kufiri, dhe jo sepse nuk kanë bërë debate me mua, por sepse ata, përveç punës si ministra, kanë punuar tokën, kanë mbjellë dhe kanë kultivuar në terren, me njerëzit përditë, të korrurat e 25 prillit. Ndërsa Ditmir Bushati, ditën e parë që u ndryshua si drejtues i Shkodrës ka zbritur nga treni, nuk është shfaqur më në asnjë aktivitet, nga ato që nuk janë puna juaj, nuk janë televizive, por janë pjesë e pandalshme e punës”, shtoi Rama. “Ai ka disa mendime të tijat, me të cilat unë s’jam dakord. Nëse do të kishte punuar tokën, do të ishte njësoj si shokët e vet. Madje edhe shumë nga ato që thotë, s’do t’i thoshte fare”.

Rama zbuloi edhe se Bushati i kishe kërkuar që ta mbështeste për t’u bërë sekretar i OSBE-së. “I kam thënë po. i kemi dhënë të gjithë mbështetjen, edhe pse në pozitë të vështirë, pasi ishim në rolin e presidencës së OSBE-së. Disa vende shprehën rezerva për kandidimin e një personi nga Shqipëria, ndërkohë që drejton OSBE-në. Deri në fund e kam mbështetur. Sepse përtej çfarë debati mund të kem unë me Ditmir Bushatin, që është një debat në një nivel konceptual, një sekretar i OSBE-së nga Shqipëria do të ishte kryevepër”.

“Pa Paulin Sterkajn, Ditmir Bushati nuk do të merrte dot 2 deputetë në Shkodër, si drejtues politik. Si ai ka plot dhe meritojnë vlerësimin. Mbase nuk janë për t’u vënë në stendën e historisë së luftërave Nacionalçlirimtare, por janë boshti”.