Meghan dhe Harry kanë qenë epiqendra e diskutimeve për shkak të intervistës së tyre “bërthamore”. Por si funksionon monarkia dhe si respektohet hierarkia e rreptë që detyroi edhe çiftin të hiqte dorë nga privilegjet mbretërore?
Intervista e Oprah Winfrey me princin Harry dhe Meghan Markle, dukesha e Sussex ishte lajmi i këtyre ditëve, sidomos për faktin që çifti akuzoi “institucionin” mbretëror se nuk i mbrojtën kur ata kishin më shumë nevojë.
Por si funksionon Monarkia?
Monarkia është një organ publik ose departament qeveritar, plotësisht i pavarur ku në krye të saj është mbretëresha. Më poshtë vijon një hierarki e rreptë e bazuar kjo në rrjedhën e trashëgimisë.
Nga Princi Charles, William; fëmijët e tij George, Charlotte dhe Louis; dhe më pas Princi Harry.
Në prapaskenë punojnë mijëra njerëz që sigurojnë që gjithçka të jetë në vendin e duhur. Punonjësit janë të shpërndarë në pesë departamente kryesore. Zyra e Sekretarit Privat, e cila mbikëqyr çështjet kushtetuese.
Zyra e Thesarit e cila ka përgjegjësi për financat, burimet njerëzore dhe IT.
Në intervistën e saj Meghan shpjegoi se ka një ndasi midis anëtarëve të familjes mbretërore dhe stafit të shtëpisë.
Anëtarët e familjes mbretërore nuk janë në listën e pagave të familjes, por mbretëresha mbështetet tek ata për ta përfaqësuar sepse nuk mund të bëjë gjithçka vetë. Në këmbim, ata mund të kenë akses te fondet publike të njohura si granti sovran, i cili i paguhet monarkut për rolin e tij/saj si kreu i shtetit dhe kreu i kombit.
Harry dhe Meghan para se të merrnin vendimin e të tyre për t’u larguar nga mbretëria ishin pjesë e këtij grupi, por për shkak të respektimit të hierarkisë, roli i tyre në thelb ishte që të mbështesnin princin William dhe Kate Middleton. Kjo nënkupton se madje edhe hapësirat e zyrave duhet të ishin më të vogla se ajo e Kate dhe William ose princit Charles.
Por marrja e parave nga granti sovran do të thotë që mbretërorët duhet të jenë përgjegjës për fondet publike dhe nuk kanë të drejtë të fitojnë para nga emri i tyre dhe duhet të qëndrojnë të pavarur politikisht.
Marrja e një pozicioni mbretëror është të bësh kompromise edhe për lirinë personale, pasi anëtarët e familjes përfaqësojnë kurorën, dhe jo vetëm veten e tyre.