Lënda plasëse e vendosur në automjetin tip Mercedes-Benz A Class të prokurorit Arjan Muça dyshohet se ka të bëjë me detyrën.
Policia e Tiranës e ka marrë në pyetje prokurorin, i cili ka deklaruar se nuk ka konflikte me persona të tjerë, por mendon se ngjarja lidhet me detyrën e tij si prokuror, edhe pse nuk ka dyshime konkrete.
Në kushte të tilla, policia ka marrë në mbrojtje familjen e prokurorit Arjan Muça, ndërkohë që hetuesit vijojnë kqyrjen e kamerave të sigurisë në zonën ku ishte parkuar automjeti.
Makina Mercedes e prokurorit ishte e parkuar në katin nëntokësor të parkingut së një qendre tregtare te Komuna e Parisit. Tritoli ishte vendosur në pjesën e përparme dhe shpërthimi shkaktoi dëme materiale, por fatmirësisht asnjë person të lënduar.
Mësohet se automjeti është i regjistruar në emër të bashkëshortes së Arjan Muçës, e cila punon gjithashtu në sistemin e drejtësisë si gjyqtare.