12 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit si pasojë e Covid-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë njofton se viktimat janë 3 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Elbasani, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Kuçova dhe 1 qytetar nga Kavaja.
Rastet e reja– 3463 testime janë kryer në total në 24 orë, nga të cilat 698 qytetarë rezultuan të infektuar me Covid.
195 raste janë konfirmuar në Tiranë, 54 raste në Shkodër, 45 raste në Fier, 34 raste në Mirditë, 30 raste në Lushnje, 28 raste në Elbasan, 27 raste në Lezhë, Vlorë, Berat, 20 raste në Krujë, Kavajë, Peqin,18 raste në Gjirokastër, Pogradec, 15 raste në Durrës, 16 raste në Kukës, 11 raste në Korçë, 9 raste në Kurbin, 8 raste në Kamëz, Kuçovë, 6 raste në Devoll, Sarandë, 5 raste në Mallakastër, Tepelene, Ura Vajgurore, Dibër, 4 raste në Përmet, Malësi e Madhe, Memaliaj, Kolonjë, 3 raste në Delvinë, Patos, 2 raste në Vau i Dejës, Divjakë, Gramsh, 1 rast në Pukë, Rrogozhinë, Selenicë, Shijak, Maliq, Cërrik, Poliçan, Libohovë.
Tirana mbetet qarku më problematik pasi ka mbi 23 mijë persona të infektuar me COVID-19. Më pas vjen Fieri me rreth 2500 persona të prekur.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 690 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 79,821 që nga fillimi i epidemisë.
Situata në spitale– Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 492 pacientë, 24 në terapi intensive, nga të cilët 8 pacientë janë të intubuar.
Procesi i vaksinimit– Ndërkohë, sot janë kryer 1018 vaksinime anti-Covid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 24,653 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.