Kryeministri Edi Rama shprehet i bindur se qeveria e drejtuar prej tij do të vijojë të sigurojë doza të tjera të vaksinave anti-Covid.
Në një postim në Facebook të shoqëruar edhe me fotot nga vaksinimet që kanë vazhduar ditën e sotme një ditë pas mbërritjes së sasisë së vaksinave AstraZeneca përmes Covax, kreu i qeverisë thotë se Shqipëria nuk do të mbetet prapa vendeve të tjera sa i përket procesit të vaksinimit të popullsisë.
“Ashtu siç askush nuk e besonte se ne do t’i shëronim plagët e tmerrshme të tërmetit pa humbur kohë dhe sot shërimi i tyre vazhdon pa u ndalur, ashtu edhe vaksinat që pakkush besonte se do t’i gjenim para shumë të tjerëve, ne do të vazhdojmë t’i rrisim në sasi pa u ndalur dhe do ta çlirojmë popullin tonë nga ankthi e shtrëngesat e kësaj lufte, pa mbetur mbrapa të tjerëve”, shkruan Rama.
Ashtu siç askush nuk e besonte se ne do t'i shëronim plagët e tmerrshme të tërmetit pa humbur kohë dhe sot shërimi i…
Posted by Edi Rama on Saturday, 13 March 2021