Ka ndërruar jetë në moshën 95-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë, një nga figurat historike të Dinamos, Sabri Peqini.
Peqini ishte dëshmia e kampionatit të parë të fituar nga Dinamo në futboll në vitin 1950, si dhe autori i golit të parë zyrtar të klubit të njohur kryeqytetas.
Peqini është shpallur 4 herë kampion kombëtar, në vitet 1950, 1951, 1952, 1953 dhe 5 herë të tjera fitues i Kupës së Republikës, në vitet 1950, 1951, 1952, 1953, 1954.
Pas karrierës si futbollist, Peqini ndërmori atë të trajnerit, duke shpallur sërish Dinamos kampione në sezonin 1974-75, si dhe duke fituar “Spartakiadën” po në atë vit.