Kryesore 15 viktima nga Covid në Shqipëri, bie numri i rasteve të reja

15 viktima nga Covid në Shqipëri, bie numri i rasteve të reja

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 3001 testime dhe kanë rezultuar 543 persona me Covid-19.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 188 raste në Tiranë, 38 në Shkodër, 37 në Durrës, 31 në Fier, 30 në Elbasan, 19 në Sarandë, 17 në Mirditë, 16 në Vlorë, 15 në Përmet, nga 13 raste në Gjirokastër, Pogradec, nga 12 raste në Lushnje, Finiq, 11 në Delvinë, 9 në Kamëz, nga 8 raste në Kurbin, Kavajë, 7 në Gramsh, nga 6 raste në Pukë, Kuçovë, nga 5 raste në Korçë, Mallakastër, Peqin, nga 4 raste në Krujë, Lezhë, Berat, Prrenjas, nga 3 raste në Librazhd, Kolonjë, nga 2 raste në Rrogozhinë, Vau i Dejës, Dibër, Patos, nga 1 rast në Gjirokastër, Ura Vajgurore.

Po ashtu bëhet me dije se në 24 orët kanë humbur jetën dhe 15 pacientë që po kuroheshin në spitalet Covid. Mes viktimave wshtw edhe njw 34-vjeccar.

“4 qytetar nga Tirana, 3 qytetar nga Fieri, 2 qytetar nga Korça, 2 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Kruja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Skrapari, të moshave 34- 82 vjeç“, njofton ministria.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 578 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 81,061 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 485 pacientë, 32 në terapi intensive, nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.

Ndërkohë vijon dhe procesi i vaksinimit antiCOVID në qendrat e përqendruara të vaksinimit në të gjithë vendin. Gjatë ditës së sotme janë kryer 2478 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 27,365 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.