Spanja mund të bëhet një nga vendet e para në botë që do të zhvillojë javën me vetëm katër ditë punë pasi qeveria ra dakord të nisë një projekt pilot për kompanitë e interesuara në këtë ide.
Më parë këtë vit, partia e majtë spanjolle Mas Pais njoftoi se qeveria kishte pranuar propozimin e saj për të provuar idenë.
Partia ka sugjeruar që projekti të drejtohet nga një panel ekspertësh përfshirë përfaqësues nga qeveria, sindikatat e punëtorëve dhe lobet e biznesit, të cilët gjithashtu do të ndihmojnë në analizimin e rezultateve.
Nga Zelanda e Re në Gjermani, ideja është duke fituar terren globalisht prej kohësh. I përshëndetur nga përkrahësit e tij si një mjet për të rritur produktivitetin, për të përmirësuar shëndetin mendor të punëtorëve dhe për të luftuar ndryshimin e klimës, propozimi ka marrë një rëndësi të re ndërsa pandemia mpreh çështjet rreth mirëqenies, dhe ekuilibrit të jetës e punës.
Megjithatë ajo është përballur edhe me kundërshtime, me një nga udhëheqësit nga shoqatat kryesore të biznesit të vendit që e përshkruan atë si “çmenduri” në prag të recesionit më të keq të vendit që nga lufta civile.
Ndërsa Spanja shkon përpara me projektin, përparimi i saj po ndiqet nga afër në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë botën.