Nëntë pikë përpara vendit të dytë në renditje, tetë fitore radhazi në po aq ndeshje në fazën e dytë. Interi i Antonio Conte vrapon, drejt titullit kampion e, pas një pjese të parë zhgënjyese të sezonit, me eliminimin fillimisht nga Champions League dhe më pas nga Kupa e Italisë, tani duket si një makinë e përsosur.
Falë golave të Lukakut, natyrisht, kompaktësisë së ekipit dhe një mbrojtjeje solide, por edhe dhjetë komandave të vendosura nga Antonio Conte për grupin e tij të lojtarëve. Dhjetë rregulla që duhen ndjekur për të triumfuar.
Sipas Gazzetta dello Sport, është pikërisht fushata e shëmtuar europiane që diçka ka ndryshuar në Pinetina, siç pranohet në intervistat e disa nga lojtarëve zikaltër. Metodë e re dhe disiplinë për tu ndjekur, të imponuara nga Conte për ta rikthyer titullin tek Inter.
Ky është rindërtimi i dekalogut:
1- Fitohet me fakte dhe me grupin, pa deklarata.
2- Senatorët duhet të jenë në shërbim të më të rinjve.
3- Kundër Covid, kujdesi edhe në familje.
4- Asnjë stres jashtë fushës, nga seksi tek fëmijët.
5- Flemë në shtëpi, por besimi nuk duhet të shpërfillet.
6- Ndalohet të heqësh dorë. Kush e humb topin ka 5 sekonda për ta fituar përsëri.
7- Ushqim i personalizuar dhe prova e peshores.
8- Asnjë llogari në lidhje me kalendarin, apo ata që rrezikojnë me kartona.
9- Studimi i kundërshtarit në video.
10- Ndalohet kartoni i kuq: gjobë për ata që e vënë skuadrën në vështirësi.
Për të konfirmuar ndryshimet e dëshiruara nga stafi i Antonio Conte, vlejnë gjithashtu fjalët e Lukakut i cili foli për dietën e re në lidhje me performancën e jashtëzakonshme të kohëve të fundit. Me pak fjalë, dhjetë rregulla të përsosura, duke parë rezultatet.