Extra A kishte vërtetë një dasmë private mes princ Harry dhe Meghan Markle?

A kishte vërtetë një dasmë private mes princ Harry dhe Meghan Markle?

Mes shumë akuzave dhe skandaleve që dolën në pah pas intervistës së princ Harryt dhe dukeshës së Sussex Meghan Markle, për Oprah Winfrey, të gjithë u habitën për faktin se çifti ishte kurorëzuar tri ditë para ceremonisë së famshme të majit të vitit 2018.

“Askush nuk e di, por ne thirrëm kryepeshkopin e Canterburyt dhe i thamë që “kjo gjëja, ky spektakli, është vetëm për botën, por ne e duam bashkimin tonë mes nesh”, tha Meghan duke nënvizuar se ceremonia intime u organizua në oborrin e shtëpisë së tyre.

Harry gjithashtu tha që kryepeshkopi Justin Welby kurorëzoi çiftin, megjithatë sipas “The Sun” ky pohim është vënë nën pikëpyetje pasi rezidenca zyrtare e kryepeshkopit, ka deklaruar se Justin nuk bën dasma private.

Sipas të njëjtave burime peshkopi ka rrëfyer se ka bërë një bisedë private me çiftin në kopsht për martesën, por asnjë celebrim nuk është bërë deri në ngjarjen kombëtare televizive.

Kisha e Anglisë kërkon që dy dëshmitarë të jenë të pranishëm në mënyrë që martesa të konsiderohet e vlefshme. Po ashtu, ceremonia duhet të zhvillohet në “një vend adhurimi të certifikuar”.