Këshilli i Lartë Gjyqësor ka shkarkuar nga detyra gjyqtaren Enkeleda Hoxha.
Kërkesa për shkarkimin e gjyqtares së Krujës ishte bërë nga ILD.
Ajo ndodhet aktualisht në masën arrest me burg për akuzën e korrupsionit. Enkeleda Hoxha u arrestua në Shkurt së bashku me 9 persona të tjerë.
Gjyqtarja u arrestua së bashku me disa punonjës të Gjykatës së Krujës, pas hetimeve disa mujore dhe zbulimit të një skeme mashtrimi për lirimin e disa të dënuarve, ndër të tjerët Endrit Doklen, Hekuran Billën dhe Ilir Pajën.