Sa do të kushtojë të jetosh në Hënë? Udhëzuesi i hipotekës hënore zbulon se banorët mund të paguajnë 325,067 dollarë në muaj për shtëpitë me dritare të mbrojtura nga meteorët.
NASA po përgatitet të dërgojë gruan e parë dhe një burrë tjetër në hënë, udhëtim ky që mund të hapë rrugë për njerëzit të kolonizojnë përfundimisht satelitin natyror të Tokës, por një studim i ri sugjeron që vendosja e pasurive të patundshme do të jetë një veprim i kushtueshëm.
Ekspertët në Money, një ndërmjetës kredie për produktet e kredisë konsumatore, lëshuan udhëzuesin e parë për hipotekën e hënës që zbulon se jetesa në sipërfaqen e hënës do të kushtonte 325,067 dollarë në muaj.
Çmimi përfshin shtimin e detajeve të shpëtimit të jetëve, ajrin me ngrohje me forcë industriale, dritare të mbrojtura nga meteorë, izolimin dhe burimet organike të energjisë – të gjitha këto arrijnë në vlerën 40 milionë dollarë.
Udhëzuesi gjithashtu përpiloi vendet më të kërkuara në hënë, duke nxjerrë si zonë “Detin e Shiut” të vlerësuar si “periferia perfekte familjare” – ky rajon ndodhet në veri dhe është një nga krateret me ndikimin më të madh në Sistemin Diellor.
Misioni Artemis i NASA-s është vendosur të nisë një ekuipazh në hënë në 2024, i cili do të eksplorojë sipërfaqen hënore me shpresat e ndërtimit të një habitati të qëndrueshëm për njerëz.
Megjithëse agjencia amerikane e hapësirës është përqendruar vetëm në dërgimin e astronautëve, kompani të tjera po shikojnë më tej në të ardhmen, kohën kur njerëzit do të kolonizojnë satelitin natyror.