Përplasje mes Uashingtonit dhe Moskës. Presidenti amerikan: Lideri i Kremlinit do të paguajë një çmim për tentativën e tij për të influencuar zgjedhjet presidenciale të 2020-ës.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden tha në një intervistë televizive se e konsideron Vladimir Putin një vrasës. “Ju e njihni Vladimir Putin. Mendoni se është një killer?“, e pyeti gazetari George Stephanopoulos i Abc. “Mmmhmm. Po, e mendoj”, u përgjigj president amerikan, duke premtuar se lideri i Kremlinit do të “paguajë një çmim” për tentativën e Rusisë për të influencuar zgjedhjet presidenciale të 2020-ës.
“Biden ka fyer qytetarët e vendit tonë me deklaratën e tij”, “sulmet kundër Putin janë sulme kundër vendit tonë“, shkroi në kanalin e tij në Telegram presidenti i Dumës së Rusisë Viacheslav Volodin, siç raporton Interfax.