Kryesore 15 të vdekur dhe 446 të infektuar me Covid

15 të vdekur dhe 446 të infektuar me Covid

15 pacientë kanë humbur jetën në 24 orët e fundit në vendin tonë si pasojë e koronavirusit. Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, viktimat janë 5 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Fieri, 2 qytetarë nga Tepelena, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, 1 qytetar nga Kavaja, të moshave 40- 85 vjeç.

Ndërkohë, nga 2997 testime që janë kryer në total, gjatë ditës së fundit kanë rezultuar të infektuar 446 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë 135 në Tiranë, 34 raste në Shkodër, 26 raste në Durrës, 19 raste në Fier, 17 raste në Mirditë, Gjirokastër, 16 raste në Lezhë, 14 raste në Kavajë, 13 raste në Korçë, Vlorë, Berat, Kuçovë, 10 raste në Krujë, 7 raste Ura Vajgurore, 6 raste në Devoll, Kukës, Pogradec, 5 raste në Lushnje, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër, 4 raste në Librazhd, Përmet, Tepelenë, Peqin, Shijak, 3 raste në Kurbin, Elbasan, Has, Pukë, Mallakastër, Prrenjas, Memaliaj, Skrapar, 2 raste në Tropojë, Fushë Arrëz, Selenicë, Roskovec, Kolonjë, 1 rast në Kamëz, Delvinë, Divajkë, Belsh, Gramsh, Poliçan, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 744 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 82,554 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 440 pacientë, 33 në terapi intensive, nga të cilët 15 pacientë janë të intubuar.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 3338 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 33,369 vaksinime për personelin shëndetësor, të moshuarit dhe mësuesit.