Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi në mbledhjen e fundit të tij listën e kandidatëve të koalicionit opozitar Partia Demokratike-Aleanca për Ndryshim.
Në vendimin e KQZ, Partisë Demokratike i hiqen nga lista e kandidimit të gjithë emrat që ishin mbi numrin e mandateve të qarqeve përkatëse.
Disa orë më parë, kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi nga Fieri, i bëri thirrje Komisionit të Zgjedhjeve që të interpretojë si duhet Kodin Zgjedhor dhe të mos lejojë më subjektet të kenë më shumë emra kandidatësh në listë nga sa është përcaktuar.
Tom Doshi zyrtarisht kandidat për deputet
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi edhe listën e kandidatëve për deputetë të Partisë SociaDemokrate me kryetar Tom Doshin.
Në këtë mënyrë, KQZ i jep dritën jeshile Tom Doshi të garojë për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, pavarësisht thirrjes së ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Yuri Kim.
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike, Ivi Kaso kërkoi përjashtimin e PSD nën argumentin se kryetari i saj Tom Doshi është shpallur në listën e zezë amerikane.
Kryetari i KQZ-së, Celibashi u shpreh gjatë mbledhjes se do të bëjë verifikimet e thelluara për çdo kandidat për të cilët ka indicie duke përfshirë edhe Tom Doshin, por aktualisht nuk është në kushtet e ndalimit të kandidimit.