Arik Kershenbaum, autor i një libri të ri të quajtur Udhëzuesi i Zoologut për Galaktikën, pohon se përzgjedhja natyrore darviniane do të zbatohej në të gjithë universin.
Astrobiologu pretendon se alienët nga planetët e tjerë, po të ishin në tokë do të formoheshin nga të njëjtat procese dhe do dukeshin ashtu si kafshët, me trupa dhe këmbë simetrike, krahë ose pendë.
“Këto janë proceset që rregullojnë formimin e jetës në Tokë dhe kështu do të rezultonin në krijesa që janë jashtëzakonisht të ngjashme me ato që ne shohim në botën tonë”, tha ai.
“Ata gjithashtu do të kishin inteligjencë, të kishin një gjuhë të zhvilluar dhe ndoshta edhe teknologji”, duke shtuar se nëse do takonim ndonjëherë një alien, mund të pinim çaj me të.
Libri i botuar të Mërkurën nga Viking-Penguin, eksploron atë që kafshët në Tokë mund të tregojnë për alienët dhe veten tonë.
Një shembull që ai dha erdhi nga vëzhgimet e peshqve që jetojnë në fund të detit, të cilët përdorin impulse elektrike për të treguar statusin e tyre shoqëror. Bazuar në këtë autori beson se një specie dominuese në një botë të largët mund të ketë evoluar duke përdorur energjinë elektrike për një komunikim më të hollësishëm dhe më të përparuar.
Megjithatë, Kershenbaum nuk beson se ne do t’i takojmë alienët në një kohë të afërt, pasi ka distanca shumë të mëdha midis sistemeve yjore.