111 vjeç dhe jeton me shëndet të plotë. Kjo është gjyshe Zejnepe nga Shkodra, e cila së fundmi ka kryer edhe vaksinën e koronavirusit.
Por këtë të enjte ajo pati një të ftuar të veçantë në shtëpinë e saj. Ishte vetë kryeministri Edi Rama, që kishte vendosur që t’i dërgonte të moshuarës një tufë me lule.
Momentin e takimit, gjyshe Zenepja ishte e emocionuar për praninë e kreut të ekzekutivit në banesën e saj. Edhe pse me zërin e ulur prej moshës së thyer, ajo i dha uratën kryeministrit si edhe e falenderoi për praninë e tij.
“Ti je si me lind unë prapë sot edhe me u bë njëherë kaq”, tha me shaka kryeministri Edi Rama.
E moshuara gëzon shëndet të mirë edhe pse në një moshë të madhe.
“Një aspirinë në javë merr dhe asnjë gjë më tepër”, tha një e afërme e saj.