Kryesore Rama: BE ofron 651 mijë vaksina Pfizer për Ballkanin

Rama: BE ofron 651 mijë vaksina Pfizer për Ballkanin

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bisedë telefonike me Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen për furnizmin me doza të vaksinave kundër Covid-19.

Kryeministri bën me dije se në bisedën që zhvilloi me Ursula von der Leyen, kjo e fundit e informoi për 651 mijë doza vaksina të Pfizer që do të dërgohen në rajonin e Ballkanit nga Bashkimi Europian.

Nuk ka një datë konkrete kur do të mbërrijnë këto vaksina, por kreu i qeverisë thotë se gjithsesi ky është një lajm i mirë që BE do të ndihmojë rajonin me vaksina anti-Covid.

“Një lajmi i mirë në telefonatën me Presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen: Së shpejti 651 mijë vaksina Pfizer do të vijnë në rajon nga Bashkimi Europian. Më në fund”, shkruan në Facebook Kryeministri Edi Rama.

Dy ditë më parë, Shqipëria mori 192 mijë vaksina kineze Sinovac përmes Turqisë. Rama tha se në marrëveshjen që ai ka arritur, do të sigurohen gjithsej 1 milion doza të vaksinave kineze, nga të cilat 500 mijë do të mbërrijnë brenda 60 ditëve, duke përfshirë edhe 192 mijë të cilat mbërritën të enjten.

Krahas vaksinave, Kryeministri njoftoi se në Shqipëri do të hapet edhe fabrika kineze që prodhon vaksinën Sinovac dhe vaksina e medikamente të tjera.