Normaliteti po troket ose është drejt asaj rruge. Mbi 5 mijë persona morën pjesë në një koncert mbrëmjen e së shtunës për të rikthyer edhe njëherë kohët që na mungojnë prej thuajse dy vitesh.
Të testuar kundër koronavirusit dhe me maska, por mbrëmja ishte sërish magjike. Muzika e bukur dhe brohorimat pushtuan Barcelonën. Koncerti u organizua në formën e një eksperimenti dhe përpara 5000 të pranishmëve në pallatin Sant Lordi ishte grupi muzikor “Lord of Lesbian”.
Kjo ngjarje rrit më tepër shpresat e organizatorëve dhe të publikut që eventet e mëdha do të kthehen për të shpëtuar sezonin turistik që po troket. Spektakli u monitorua nga një ekip mjekësh dhe gjatë tij nuk u shënua ndonjë incident. Personave me probleme kardiake dhe atyre që kishin pasur kontakte me një të infektuar me koronavirus në javët e fundit iu kërkua të mos marrin pjesë.
Ata që kishin blerë biletat iu nënshtruan testit të shpejtë kundër koronavirusit mëngjesin e së shtunës. Kush rezultoi negativ, mori një kod në celular që bëri aktive biletat. Çmimi i biletave ishte nga 23-28 euro dhe brenda tij ishin përfshirë testi antiCovid dhe maska e cilësisë së lartë që duhej mbajtur gjatë gjithë eventit.
5.000 gràcies per acompanyar-nos ❤️❤️❤️❤️❤️ en aquesta prova pilot que ens dona la vida! Comencem @loveoflesbian #FestivalsPerLaCulturaSegura #LolSantJordi pic.twitter.com/B5BODrsHXb
— Palau Sant Jordi (@PalauSantJordi) March 27, 2021