Kryeministri Edi Rama ka vizituar këtë të hënë familjen e Arjan Salës, i cili humbi jetën nga zjarri i rënë pasditen e së mërkurës në magazinën e një qendre tregtare në kryeqytet.
Arjan Sala u gjet pas tre ditësh nga rënia e zjarrit, në dyshohet se u shkaktua nga një masë në kabullin e neonëve. Menjëherë sapo ra zjarri, ai i fut së bashku me rojet e tjera të sigurisë dhe nxorën jashtë të gjithë punëtorët. Pas kësaj, 32-vjeçari mori një bombol dhe tentoi të fikte zjarrin në vatrën e tij. Por flakët u përhapën me shpejtësi dhe ai nuk mundi të dalë.
Në ekspertizën paraprake thuhet se 32-vjeçari ka tentuar të dalë nga një derë e emergjencës, por besohet se është rrëzuar për shkak të errësirës dhe tymit të dendur që kishte pushtuar magazinën. Më pas flakët janë riaktivizuar dhe temperatura në brendësi arriti mbi 900 gradë.
Arjan Sala la pas bashkëshorten dhe një fëmijë të vogël. Qeveria ka premtuar se do ta shpallë 32-vjeçarin “Dëshmor të Atdheut”.