Me një popullsi prej vetëm 3 mijë banorësh, ishulli Lanai në Hauai, mund të jetë një ndër të parëve, që mund të arrijë imunitetin e tufës.
“Fakti që duhen kaq pak doza të vaksinës për ta mbrojtur atë nga virusi është i mrekullueshëm. Një ndjenjë e bukur, e vendos Lanain në hartë”, thotë Brooks Baehr i Departamentit të Shëndetësisë në Hauai.
Vaksinimi masiv nisi këtu në muajin mars. Sipas autoriteteve, 2300 banorë janë mbi moshën 15-vjeçare, të përshtatshëm për vaksinim. Deri më tani rreth 65 për qind e tyre kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës, që nënkupton 15 për qind larg asaj që shkencëtarët e konsiderojnë imuniteti i tufës.
Në ishull ka vetëm 48 kilometra rrugë të shtruar, ndërsa zona e vaksinimit masiv është 15 minuta larg me makinë në qytetin e Lanait, kujton shumica e popullsisë. Atje, vaksinën po e marrin edhe të rinj të moshës 16 -vjeçare.
“Ndihemi mirë që po marrim vaksinën. Shpresojmë të rikthehemi shpejt në normalitet”, thonë banorët. Dr John Jonikoski është një prej 2 mjekëve që jeton në këtë komunitet të largët. Për një vit të tërë ai ka qenë me frymën pezull me vetëdijen se ishulli nuk ka resurset për të menaxhuar pandeminë.
“Isha i shqetësuar pasi nuk e dinim vërtet me çfarë përballeshim. Tani është më i qetë pasi po sheh shumë prej pacientëve të tij që vijnë për t’u vaksinuar. Aloha do të thotë edhe lamtumirë, dhe qytetarët e Lanait shpresojnë se mund t’ia thonë këtë Covidit”.