Kuriozitete Rekord i ri botëror, kroati mban frymën nën ujë për 24 minuta...

Rekord i ri botëror, kroati mban frymën nën ujë për 24 minuta e 33 sekonda

Një burrë kroat ka vendosur rekord të ri botëror për mbajtjen e frymës nën ujë.

54-vjeçari Budimir Buda Šobat arriti që të thyente në fundjavë rekordin e tij të mëparshëm, duke vendosur kohën e re prej 24 minutash e 33 sekondash.

Rekordi u vendos në një pishinë në Sisak, ku Sobat ishte nën mbikqyrjen e doktorëve, gazetarëve dhe fansave të tij.

Kroati ka vite që stërvit trupin për të pompuar gjak të oksigjenuar në trup dhe sidomos në tru, në mënyrë më të ngadaltë.

Gjithashtu, për të vendosur këtë rekord, kroati thithi oksigjen të pastër disa minuta përpara tentativës së tij.