Aktualitet Bledi Çuçi ia delegon detyrën e Ministrit të Brendshëm Besfort Lamallarit

Bledi Çuçi ia delegon detyrën e Ministrit të Brendshëm Besfort Lamallarit

Deri më datën 30 prill në krye të ministrisë së Brendshme do të jetë Besfort Lamallari, aktualisht zv/ministër.

Mësohet, se ministri Bledi Çuçi ia ka deleguar detyrën Lamallarit dhe ky i fundit do të ushtrojë kompetencat si Ministër i Brendshëm deri në fund të muajit Prill.

Çuçi e ka deleguar punën pasi është vetë kandidat për deputetet në zgjedhjet e 25 Prillit.