Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn ka paralajmëruar kundër ndalimit të vaksinimeve gjatë pushimeve të Pashkëve, ndërsa disa lande, përfshirë Brandenburg dhe Thuringia, kanë njoftuar pezullimin e shërbimit, njoftuan gazetat ”Die Zeit” dhe ”Tagesspiegel”.
Sipas ministrit, vaksinimet duhet të vazhdojnë pa u ndalur për të siguruar shëndetin e të moshës mbi 70 vjeç, jo të gjithë të vaksinuar.
Ndërsa landi i Brandenburgut ka konfirmuar, përmes zëdhënësit të Ministrisë së Brendshme, se 12 qendrat e saj të vaksinimit do të mbyllen për të Premten e Madhe, Pashkën dhe të hënën e Pashkëve.
E njëjta gjë pritet në Thuringia, ku qendrat e vaksinimit do të mbyllen për pushime.