Bota Vaksina e AstraZeneca-s, Kanadaja ndalon përdorimin te personat nën 55 vjeç

Vaksina e AstraZeneca-s, Kanadaja ndalon përdorimin te personat nën 55 vjeç

Kanadaja do të pezullojë përdorimin e vaksinës së AstraZeneca te personat nën moshën 55-vjeçare dhe do të kërkojnë një analizë të re mbi përfitimet dhe risqet e vaksinës bazuar te mosha dhe gjinia. Një vendim i tillë vjen pas raportimeve për raste të rralla, por shumë serioze të mpiksjes së gjakut, hemorragjive e në shumë raste edhe vdekjeve pas vaksinimit, kryesisht te gra të moshës së re.

Në Kanada nuk janë evidentuar raste të tilla pas injektimit të rreth 307 mijë dozave të AstraZeneca-s.

“Siç e dini janë vërejtur raste të rralla të mpiksjes së gjakut te qytetarët e vaksinuar me Astra Zeneca në Europë. Rastet e identifikuara deri më tani kanë qenë kryesisht te gra nën moshën 55 vjeç, dhe kanë ndodhur mes 4 dhe 16 ditëve pas sigurimit të vaksinës”, deklaroi Shelley Deeks, e Komitetit Këshillues mbi Imunizimin.

Autoritetet sqaruan se Kanadaja po merrte një masë të tillë, parandaluese, pasi kishte në dispozicion alternativen. Shumica e furnizimeve deri më tani kanë ardhur nga Pfizer dhe Moderna. Studiuesit besojnë se fenomeni i çrregullimit të gjakut te disa persona të vaksinuar me Astra Zenecan është i ngjashëm me atë që ndodh me një ilaç për hollimin e gjakut, i quajtur Heparin.

Në raste të rralla ilaçi dikton sistemin imunitar të prodhojnë antitrupa që aktivizojnë palatelet, duke shkaktuar mpiksje gjaku.