Kryeministri Edi Rama postoi në Facebook një video me pamje nga lart të hyrjes së Tiranës.
“Pas hapjes së tunelit Nr.4 që ndikoi në lehtësimin e qarkullimit të mjeteve, së shpejti do të bëhet edhe hapja e tunelit Nr.3 i cili do të lehtësojë qarkullimin e automjeteve nga Durrësi në drejtim të zonës së Astirit dhe krijojë kushtet për përshpejtimin e ndërtimit të tuneleve të tjera në proces”, shkroi Rama bashkangjitur videos.